Pastrim Linje Nafte
Me kalimin e kohës, linjat e naftës në motorët diesel grumbullojnë papastërti, mbetje karburanti, mikropjesëza metali, ujë ose alga mikroskopike – sidomos nëse përdoret karburant me cilësi të ulët. Këto papastërti mund të:
-
Bllokojnë rrjedhjen e naftës drejt pompës dhe injektorëve
-
Ulë presionin dhe ndotë sistemin e djegies
-
Dëmtojnë injektorët dhe pompën
-
Shkaktojnë ndezje të vështirë, konsum të lartë dhe ulje të performancës
⚙️ Çfarë përfshin pastrimi i linjës së naftës?
✅ Largim i plotë i naftës së vjetër nga rezervuari dhe linjat
✅ Pastrim i rezervuarit nga mbetjet, uji dhe sedimentet
✅ Shpëlarje e gjithë sistemit (tuba, filtera, pompë, injektorë) me solucione profesionale
✅ Zëvendësim i filtrit të naftës (nëse kërkohet)
✅ Testim për rrjedhje dhe presion pas pastrimit
🛠️ Kur është e nevojshme pastrimi?
-
Pas përdorimit të naftës me cilësi të ulët
-
Kur ka ujë apo papastërti në sistem
-
Pas ndërrimit të pompës/injektorëve
-
Nëse makina qëndron për një kohë të gjatë pa punuar
-
Si pjesë e mirëmbajtjes periodike të sistemit diesel
✅ Përfitimet:
-
Rrit performancën e motorit
-
Zgjat jetën e pompës dhe injektorëve
-
Ul rrezikun e bllokimeve dhe dëmtimeve të kushtueshme
-
Siguron konsum më të ulët dhe ndezje më të lehtë
-
Mbron sistemin nga korrozioni dhe ndotja e brendshme

✅ Pse të na zgjidhni ne?
-
👨🔧 Eksperiencë shumëvjeçare në motorrë diesel
-
🧪 Pajisje moderne dhe teknologji të avancuar për testim dhe riparim
-
🔄 Shërbim i shpejtë dhe korrekt
-
🔧 Pjesë këmbimi cilësore
-
🛡️ Garanci për çdo riparim të kryer
Proçedura e shërbimit
Hapi 1
Diagnostikim i problemit
-
Makina kontrollohet për simptoma si rrjedhje, humbje presioni, ndezje të vështirë ose ulje performance.
-
Bëhet kontroll vizual dhe me pajisje për të gjetur vendin e saktë të dëmtimit në linjë.
Hapi 2
Testim me presion ose vakum
-
Përdoren pajisje për të testuar nëse linjat mbajnë presionin siç duhet ose thithin ajër në mënyrë të parregullt.
-
Ky hap ndihmon në zbulimin e çarjeve të vogla, që nuk janë gjithmonë të dukshme.
Hapi 3
Çmontimi i pjesës së dëmtuar
-
Hiqet pjesa e linjës që është e dëmtuar, e konsumuar, e oksiduar ose që rrjedh.
-
Përdoren mjete të posaçme për të mos dëmtuar pjesët e tjera.
Hapi 4
Pastrimi i linjës nga brenda (nëse ka ndotje)
-
Në rastet kur linja është bllokuar me papastërti ose mbetje nafte, bëhet pastrim i brendshëm me solucion profesional ose ajër me presion.
Hapi 5
Zëvendësimi me linjë të re ose riparimi
-
Vendoset një tub/gyp i ri, i përshtatshëm për presionin e sistemit diesel.
-
Në raste të lehta mund të bëhet edhe riparim lokal me bashkim ose zëvendësim të segmenteve.
Hapi 6
Montimi dhe izolimi i saktë
-
Linja fiksohet sërish në vendin e saj me kapëse, klipse apo vula të reja.
-
Sigurohet që çdo lidhje të jetë hermetike, pa rrjedhje.
Hapi 7
Test përfundimtar
-
Pas përfundimit të riparimit, makina vihet në punë dhe kontrollohet për presion të qëndrueshëm, rrjedhje dhe funksion të rregullt të sistemit të furnizimit me naftë.