Testim Injektori Nafte
Zbulo problemin përpara se të dëmtojë motorin.
Injektorët janë zemra e sistemit të injektimit të karburantit. Ata duhet të funksionojnë me saktësi absolute – përndryshe, makina humb performancë, konsumon më shumë dhe shkakton ndotje. Me një testim të saktë, mund të zbulojmë:
🔍 Nëse injektorët funksionojnë normalisht
🔍 Nëse spërkasin karburantin në mënyrë të barabartë
🔍 Nëse kanë rrjedhje të brendshme ose të jashtme
🔍 Nëse kanë bllokime, mbetje, ose janë jashtë parametrave
🛠️ Ne testojmë injektorë të llojeve:
-
Common Rail (Bosch, Delphi, Siemens, Denso)
-
Pompë-injektor (unit injector / PDE)
-
Injektorë mekanikë (për makina më të vjetra ose makineri bujqësore)
✅ Pse është i rëndësishëm testimi i injektorëve?
-
Zbulon problemet e fshehura para se të dëmtohet pompa ose motori
-
Përmirëson performancën dhe ul konsumin e karburantit
-
Ndihmon në vendimin për riparim, pastrim ose zëvendësim
-
Rrit jetëgjatësinë e sistemit të naftës dhe mban motorin të pastër
✅ Pse të na zgjidhni ne?
-
👨🔧 Eksperiencë shumëvjeçare në motorrë diesel
-
🧪 Pajisje moderne dhe teknologji të avancuar për testim dhe riparim
-
🔄 Shërbim i shpejtë dhe korrekt
-
🔧 Pjesë këmbimi cilësore
-
🛡️ Garanci për çdo riparim të kryer
⚙️ Si bëhet testimi i injektorëve?
Hapi 1
Çmontimi nga motorri
-
Injektorët hiqen nga motorri me kujdes, duke përdorur mjete të posaçme për të mos dëmtuar kokat ose lidhjet.
Hapi 2
Vendosja në bankë prove (test bench)
-
Injektorët vendosen në pajisje speciale ku testohen nën presion të kontrolluar dhe me simulim të kushteve reale të punës.
Hapi 3
Testohen parametrat kryesorë:
-
💧 Sasia e naftës që spërkatin (nëse është e barabartë)
-
📍 Forma dhe cilësia e spërkatjes (spray pattern)
-
🧯 Rrjedhje në kthim (leak-off)
-
🔧 Kohë reagimi dhe presioni i hapjes
-
⚠️ Zhurma, bllokimet ose qëndrueshmëria
Hapi 4
Analizë e rezultateve
-
Rezultatet krahasohen me të dhënat teknike të prodhuesit. Injektorët që janë jashtë tolerancës, rekomandohen për pastrim ose zëvendësim.