Testim Pompe Nafte
Zemra e sistemit të furnizimit meriton kujdes të veçantë.
Pompa e naftës është komponenti që furnizon me presion të lartë sistemin e injektimit. Kur ka probleme, ndikimi është i menjëhershëm në ndezje, fuqi, dhe konsum. Testimi i saj është hapi kryesor për të zbuluar probleme pa nevojë për zëvendësim të shtrenjtë.
🛠️ Çfarë pompash testojmë?
-
Pompa Common Rail (Bosch CP1, CP3, CP4, Denso, Delphi, Siemens)
-
Pompa VP44 / VP30
-
Pompa mekanike dhe rotative
-
Pompa me bosht të zakonshëm (line pumps) për makineri të vjetra dhe industriale
⚠️ Kur është koha për testim?
-
Makina ndez me vështirësi ose fiket papritur
-
Rënia e fuqisë gjatë ngjitjes ose ngarkesës
-
Konsum i lartë karburanti
-
Tym i zi apo i bardhë nga shkarkimi
-
Drita e motorit ndezur (Check Engine)
-
Pas përdorimit të karburantit me cilësi të ulët
✅ Pse është i vlefshëm testimi?
-
Shmang blerjen e panevojshme të një pompe të re
-
Tregon nëse problemi qëndron tek pompa apo diku tjetër
-
Lejon riparimin ose rregullimin pa kosto të lartë
-
Jep siguri dhe garanci për funksionimin e sistemit të naftës

✅ Pse të na zgjidhni ne?
-
👨🔧 Eksperiencë shumëvjeçare në motorrë diesel
-
🧪 Pajisje moderne dhe teknologji të avancuar për testim dhe riparim
-
🔄 Shërbim i shpejtë dhe korrekt
-
🔧 Pjesë këmbimi cilësore
-
🛡️ Garanci për çdo riparim të kryer
Proçedura e shërbimit
Hapi 1
Çmontimi nga motori
-
Pompa hiqet me kujdes për të shmangur dëmtime në lidhjet hidraulike dhe elektrike.
Hapi 2
Testim në bankë prove (test bench)
-
Pompa lidhet në pajisje profesionale ku simulohet puna e saj me presione, temperatura dhe kushte të ndryshme ngarkese.
Hapi 3
Analizohen këto parametra:
-
📊 Presioni i daljes në çdo regjim pune
-
🧯 Sasia e naftës që dërgon në sistem
-
💨 Rrjedhjet e brendshme (leak-off)
-
⚙️ Funksionimi i sensorëve dhe valvulave të integruara
-
💥 Saktësia e shpërndarjes së karburantit